Barcelona ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Leeds Unitedin për transferimin e braziliani Raphinha.
Ka disa javë që po përfolët për transferimin e Raphinhas te Barcelona dhe tashmë gjithçka po shkon drejt fundit.
Është vet klubit nga Camp Nou që ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me anglezët e Leedsit për transferimin e lojtarit.
“FC Barcelona dhe Klubi i Futbollit Leeds United kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Raphael Dias Bellolit, Raphinha, në pritje të kalimit të testeve mjekësore të lojtarit”.
Agreement in principle with @LUFC for the transfer of Raphinha
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022
Barcelona ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2027.
Edhe pse Barcelona nuk e ka zbuluar tarifën, besohet se ata do të paguajnë një tarifë fikse prej rreth 55 milionë euro për lojtarin, me këtë që potencialisht do të rritet përmes shtesave në një maksimum prej 65 milionë eurosh. /Telegrafi/