Telegrafi

Barcelona konfirmon marrëveshjen me Bayernin për huazimin e Coutinhos

Barcelona ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Bayern Munichun për huazimin e Philippe Coutinhos për sezonin e ri.

Mesfushori brazilian ka dështuar që ta tregojë veten në Camp Nou që nga transferimi në janar të vitit 2018 nga Liverpooli, andaj në këtë afat po largohet.

Lojtari u ishte ofruara disa klubeve nga Liga Premier, mirëpo marrëveshja ishte e vonuar dhe afati kalimtar përfundoi më 8 gusht.

Guillermo Amor, drejtor i marrëdhënieve institucionale dhe sportive për Barcelonën dhe zëdhënës zyrtar i klubit, ika thënë për Movistar + : “Unë mund të konfirmoj se ekziston një marrëveshje në parim në rastin e huazimit të Coutinho te Bayerni”.

Lexo po ashtu Coutinho do të bashkohet me Bayern Munichun

Në sezonin e tij të parë të plotë me Barcën, Coutinho arriti të shënonte 11 gola dhe pesë asistime në 54 paraqitje në të gjitha garat.

Coutinho ishte përdorur shpesh në krahun e majtë dhe katalunasit e transferuan në këtë verë Antoine Griezmannin nga Atletico Madrid , me francezin që do t’i bashkohet me Ousmane Dembele si një opsion në atë pozitë. /Telegrafi/