Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon lëndimin e Suarezit, mund të mungojë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit

Luis Suarez (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Luis Suarez, ka pësuar një lëndim në gju gjatë ndeshjes ndaj Valencias dhe pritet të mungojë më shumë se një muaj.

31-vjeçari nuk do të bashkohet me shokët e tij të kombëtares së Uruguait, pasi ka pësuar një lëndim në gjurin e tij.

Lëndimi i Suarezit erdhi në ndeshjen e së dielës mbrëma në udhëtimin e tyre në Mestalla ndaj Valencias, në ndeshjen e përfunduar me barazim 1-1.

Lexo po ashtu Kane shihet nga Barcelona si pasues i Suarezit

Është vet klubi katalunas që ka njoftuar për problemin e Suarezit, teksa ka shtuar se diagnoza dhe kohëzgjatja e lëndimit do të dihet në ditët e ardhshme.

“Gjatë ditëve të ardhshme, Suarez do t’i nënshtrohet forcës individuale dhe punës parandaluese në Ciutat Esportiva,” thuhet fillimisht në komunikatën e Barçës.

“Progresi i tij do të shihet dita ditës dhe do të përcaktohet disponueshmëria e tij”.

Suarez ka shënuar tre gola në 11 paraqitje për gjigantët katalunas deri tani këtë sezon.

 Suarez u lëndua në ndeshje ndaj Valencias (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Sipas mediave italiane, Suarez pritet të mungojë më shumë se një muaj dhe Barcelona rrezikon t’i luajë dy ndeshjet e Ligës se Kampionëve pa të.

Barcelona së pari do të luajë ndaj Interit në Camp Nou me 24 tetor, ndërsa pas dy jave, me 6 nëntor në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

Exit mobile version