Barcelona ka konfirmuar se Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim në kofshë në fitoren 3-1 ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Blaugranasit bëjnë me dije se do u duhet disa teste të tjera për të shikuar se sa do të mungojë sulmuesi francez nga ky lëndim.
Dembele luajti më pak se gjysmë ore ndaj ish-skuadrës së tij shkaku i lëndimit dhe u detyrua ta lëshojë vendin për Antoine Griezmannin.
LATEST NEWS❗️ @Dembouz has a right thigh injury. He will undergo testing to determine the exact extent of the injury. #BarçaBVB pic.twitter.com/eCublctRHN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2019
Stafi mjekësor i Barcelonës u fut në fushë për t’i ofruar ndihmë, por ishte e qartë se ai nuk mund të vazhdonte më.
Griezmann që u fut në vend të bashkëkombësit të tij, shënoi golin e parë për katalunasit në Ligën e Kampionëve.
Barcelona do të dal me informata shtesë në ditët e ardhshme për lëndimin e Dembeles, që mund të mungojë deri në fund të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/