Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon largimin e parë të verës

Tashmë është konfirmuar largimi i parë nga Barcelona këtë verë. Sergino Dest është bërë përfundimisht pjesë e ekipit holandez PSV Eindhoven.

Reprezentuesi amerikan e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi tek PSV-ja, duke i ndihmuar ata që ta mposhtin Feyenoordin në garën për titull.

Ai tashmë ka nënshkruar në mënyrë të përhershme duke i dhënë fund karrierës tek Barcelona pas katër vitesh pjesë e tyre.

“FC Barcelona dhe PSV Eindhoven kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Sergino Dest. FC Barcelona do të mbajë një përqindje të shitjes së tij në të ardhmen”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Barcelona.

“Sergino Dest është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e PSV. Mbrojtësi i majtë ishte transferuar në formë huazimi nga Barcelona sezonin e kaluar. Tani PSV e ka marrë atë në mënyrë të përhershme nga blaugranasit. Sergino ka nënshkruar kontratë katër vjeçare pasditen e së shtunës”, thuhej në njoftimin e PSV-së.

Dest u transferua tek Barcelona në vitin 2020 nga Ajaxi për t’u bërë amerikani i parë në histori i cili vesh fanellën e tyre.

I lindur në Holandë, Dest bëri 72 paraqitje teksa 56 nga to erdhën nga minuta e parë. Në këto ndeshje për ekipin e parë të Barçës, Dest shënoi tre gola dhe dhuroi katër asistime, duke fituar titullin e Copa Del Rey në dy sezonet në të cilat ishte pjesë e ekipit të parë./Telegrafi/

Exit mobile version