Barcelona ka konfirmuar se do të shpjegojë përfundimisht përfshirjen e tyre në “El Caso Negreira” e njohur ndryshe si çështja apo rasti Negreira.
Klubi katalunas ka thirrur një konferencë shtypi për të hënën në orën 11:00, me presidentin Joan Laporta të vendosur të përballet me mediat.
Laporta ka mbajtur pafajësinë e Barcelonës që nga fillimi i aferës, por si Barcelona si institucion ashtu edhe Laporta nuk e kanë shpjeguar situatën përtej kësaj, me lajmin që u publikua mbi dy muaj më parë në shkurt.
Është mediumi SER Catalunya që ka konfirmuar lajmin që u raportua në fillim të javës.
Barcelona është aktualisht nën hetim nga Departamenti Kundër Korrupsionit i Qeverisë Spanjolle, me një numër klubesh dhe institucionesh, duke përfshirë La Liga, RFEF dhe Ministrinë e Sporteve, të përfshira tani në këtë rast.
Një numër pyetjesh janë bërë pa përgjigje nga Barcelona deri më tani, dhe shumë do të jenë të interesuar të shohin se si Laporta justifikon shtatë milionë euro pagesat për Enriquez Negreira gjatë 17 viteve. /Telegrafi/