Site icon Telegrafi

Barcelona konfirmon katër kapitenët e saj për sezonin e ri

Barcelona ka konfirmuar katër kapitenët e saj për edicionin e ri.

Klubi katalunas ka bërë të ditur se shiritin e liderit në fushë do ta bartë Marc-Andre Ter Stegen, Sergi Roberto, Ronald Araujo dhe Frenkie De Jong.

Një befasi  madhe është se Barcelona e ka anashkaluar kapitenin e Polonisë, Robert Lewandowskin.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Barcelona shumë afër shkëmbimit të yjeve

Është e drejtë të thuhet, sulmuesi polak është ende i ri në skuadër kur krahasohet me lojtarët të cilëve u është dhënë përgjegjësia.

Largimi i Sergio Busquets dhe Jordi Alba këtë verë, i shtuar edhe largimi i Gerard Pique më herët bëri të nevojshme ndryshimet.

Një tjetër lëshim surprizë është Ousmane Dembele. Por, francezi tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë kapiten. /Telegrafi/

Exit mobile version