Ousmane Dembele do të jetë jashtë fushave për pesë javët e ardhshme pas një dëmtim në muskuj.
Barcelona e konfirmoi dëmtimin të hënën në mbrëmje, duke thënë se ai ishte diagnostikuar me një tendosje në muskulin e majtë.
Dembele e mori lëndimin pas ndeshjes hapëse në La Liga Santander ku Barcelonës luajti ndaj kundër Athletic Bilbao dhe pësoi humbje.
Ky është lëndimi i gjashtë që francezi e ka pësuar që nga ardhja në Camp Nou në 2017 dhe i treti i muskujve.
Në total lojtari ka kaluar 228 ditë i dëmtuar.
FC Barcelona player @Dembouz has been diagnosed with a strain to his left hamstring, and is set to miss the next five weeks with the injury
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 19, 2019
Si rezultat, Dembele ka luajtur vetëm 66 nga 120 ndeshjet e mundshme të Barcelonës.
Ai do t’i bashkohet Lionel Messit dhe Luis Suarez. /Telegrafi/