Lionel Messi është parë duke rivalizuar bashkëlojtarët në sprint, gjersa Barcelona po i kryen stërvitjet në Camp Nou në prag të rikthimit të La Liga-s.
Katalunasit kanë bërë të ditur në fillim të kësaj jave se ylli argjentinas ka pësuar lëndim dhe po stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është parë sot në stërvitje te Blaugranasit duke bërë gara me Nelson Semedon në vrapim.
Liderët e La Ligas do të përballen me Mallorcan më 13 qershor, që do të jetë ndeshja e parë e tyre që nga suspendimit i futbollit nga coronavirusi.
Edhe Nelson Semedo ishte parashikuar që të stërvitej i vetëm në stërvitje shkaku i lëndimit, mirëpo që i është bashkuar Messit në sprint. /Telegrafi/
📍 Camp Nou
El primer equipo entrena en el Estadio. Leo #Messi y @_nelsonsemedo_ hacen trabajo específico en el campo. pic.twitter.com/CiKeExZcmI
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) June 6, 2020