Njëri nga objektivat e mëdha të Barcelonës këtë verë padyshim ishte Angel Di Maria i Paris Saint-Germain.
Kryesia e klubit dhe Ernesto Valverde e kanë parë lojtarin si zëvendësim ideal për Neymarin e larguar.
Barcelona madje i kishte bërë ofertë lojtarit në vlerë 10 milionë euro pagë në sezon, duke e renditur menjëherë pas Lionel Messiti dhe Luis Suarezit.
Ai do të kishte paga më të larta se Andres Iniesta dhe Gerard Pique, por transferimi nuk u bë pasi PSG kërkonte më shumë se që afronte Barcelona.
Katalunasit nuk deshën të paguajnë dhe PSG tashmë duhet të merret me Financial Fair Play shkaku i shumave të paguar këtë verë.
Para dy vitesh argjentinasi kishte ardhur te PSG nga Manchester United për 60 milionë euro. /Telegrafi/