Barcelona njoftoi të enjten rinovimin me Pedrit deri në vitin 2026, duke i vënë një klauzolë në vlerë 1 miliard euro.
Klubi po vazhdon me punë që të rinovojë kontratat edhe me lojtarë të rinj të tjerë si Ansu Fati, Osumane Dembele, Ronald Araujo, Sergi Roberto dhe Gavi .
Me Fatin po vazhdojnë bisedimet dhe po përparojnë, por marrëveshja ende nuk është arritur.
Klubi kërkon që të bëjë të njëjtë gjë me Ansu Fatin siç ka bërë me Pedrin, duek i vendosur një klauzolë në vlerë 1 miliard euro.
Sidoqoftë, tema nuk mbyllet me klauzolë, pasi ende nuk është gjetur zgjidhje si në kohëzgjatjen e kontratës ashtu për pagën e lojtarit.
Klubi nuk ka shumë hapësirë për të shpenzuar për lojtarët për shkak të kufirit të pagës. /Telegrafi/