Barcelona po tenton të transferojë një sulmues në këtë afat kalimtar të janarit.
Skuadra katalunase ka marrë lajmin e hidhur nga Luis Suarez, pasi lojtari ka pësuar lëndim në gju.
Sulmuesi uruguaian do të mungojë deri në gjashtë javë te Blaugranasit shkaku i këtij lëndimi.
[INJURY NEWS]@LuisSuarez9
📋 All the details
👉 https://t.co/A1Ospk9mBf pic.twitter.com/EpjbRNuJqz— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 11, 2020
AS raporton se kampioni i La Liga-s tani është në presion të madh, pasi do i duhet të transferojë një sulmues në këtë muaj.
Ernesto Valverde thuhet se do të shkarkohet, sidomos pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës ndaj Atletico Madridi.
Barcelona nuk ka ndonjë shënjestër që është bërë publike, por mund të tentojë të transferojë edhe një anësor, për të luajtur me Griezmannin në qendër. /Telegrafi/