Site icon Telegrafi

Barcelona kërkon rritjen e fondit të transferimeve – gjashtë lojtarë janë në shitje

Barcelona e di se për të realizuar transferime të reja, ata fillimisht duhet të shesin disa prej lojtarëve që kanë.

Klubi katalunas është aktualisht në një krizë financiare dhe buxheti i tyre nuk mund të përballojë asnjë transferim.

Kështu, sipas asaj që raporton ESPN, Roald Koeman ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti i sapozgjedhur, Joan Laporta, që të përpilojë një listë me largime.

Lexo po ashtu Si arriti Joan Laporta t’i sigurojë 125 milionë euro për Barcelonën – detaje nga pjesëmarrësit që do të ndihmojnë për transferime

Mediumi raporton se lojtarët që largohen janë si, Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Pedro Neto, Junior Firpo, Martin Baraithwaite dhe Miralem Pjanic.

Nga këta emra, aty mund të përfundojnë së paku edhe katër lojtarë të tjerë, mirëpo lista do të vlerësohet në muajin qershor se kush qëndron e kush largohet për çmimin e duhur.

Lexo po ashtu Eric Abidal nuk e mbanë më gojën mbyllur – tregon gjithçka çfarë ka ndodhur te Barcelona

Barcelona kërkon disa transferime për të luftuar për çdo trofe të mundshëm dhe Laporta ka premtuar se do të sjellë disa emra të mëdhenj në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version