Telegrafi

Barcelona kërkon fitore ndaj Sevillas dhe kualifikim në finalen e Copa del Rey, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Sevilla kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së vlefshme për Copa del Rey apo Kupën e Mbretit.

Katalunasit janë nikoqir të Andaluzianëve në ndeshjen kthyese gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00.

Ekipi i Ronald Koeman vjen në këtë ndeshje pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë dhe synon ta shkrijë këtë disavantazh për t’u kualifikuar tutje në finale.

Në anën tjetër, synimi i ekipit të Julen Lopeteguit është ta mbajë epërsinë nga ndeshja e parë dhe gjithashtu ta prek finalen e Copa del Rey.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë pa shumë befasi në formacionet titullare.

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Lengletl; Dest, De Jong, Busquets, Alba; Pedri; Dembele, Messi; 

Sevilla: Vaclik; Aleix Vidal, Kounde, Diego Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Oliver Torres; Suso, En-Nesyri, De Jong

/Telegrafi/