Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona është duke kërkuar një mesfushor.
Por emri më i përfolur në Barcelonë është ai i ish-mesfushorit të tyre, Thiago Alcantara.
Mediat spanjolle kanë raportuar se krerët katalunas janë duke bërë përpjekje të mëdha për rikthimin e Thiagos në ‘Camp Nou’.
25-vjeçari iu bashkua Bayernit para katër viteve për një shumë prej 25 milionë euro.
Alcantara që hapat e parë si futbollist i zhvilloi në akademinë e Barcelonës gjithmonë ka pranuar se mbështet fuqishëm klubin katalunas.
E përditshmja ‘Mundo Deportivo’, ka shkruar se Barca ka në plan të ofrojë rreth 50 milionë euro për rikthimin e Thiagos në Kataluni.
Alcantara ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2019.
Ai këtë edicion ka shkëlqyer me kampionët e Gjermanisë, ku në 31 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/