Site icon Telegrafi

Barcelona këmbëngul për rikthimin e Traores në Camp Nou, por problem mbetet çmimi i tij i lartë

Kanë kaluar pesë vite kur Adama Traore është larguar nga Barcelona B në drejtim të futbollit anglez.

Sulmuesi spanjoll iu bashkua fillimisht Aston Villës për 10 milionë euro, para se të luante edhe me Middlesbrough e tani te Wolverhampton Wanderers.

24-vjeçari ka bërë transformim të jashtëzakonshëm si në lojën e tij ashtu edhe në fizikus.

Por edhe pse nuk u vlerësua siç duhet në Camp Nou, Traore mund të rikthehet përsëri tek ish-skuadra e tij.

Barcelona po këmbëngul për transferimin e anësorit, pasi duan me çdo kusht ta kenë atë për edicionin e ardhshëm në repartin ofensivë.

Reprezentuesi spanjoll nuk ia ka mbyllur dyert Barçës pasi ka thënë se do t’i pëlqente që të rikthehej në Camp Nou.

Por problemi më i madh mbetet çmimi i tij, pasi ai vlerësohet shumë lart nga Wolves.

Klubi anglez i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara për lojtarin, se për ta lënë të lirë Traoren kërkojnë mbi 65 milionë euro.

Gjithsesi për të në garë janë edhe skuadra tjera të mëdha si Real Madrid, Liverpool e Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version