Roma mund të mbetet pa mbrojtësin e saj kryesor Kostas Manolas.
Greku ka treguar formë të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit me Romën dhe për të po interesohen shumë skuadra.
Së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona e cila e dëshiron si partneritet me Gerrard Piquen.
Edhe pse Manolas ndjehet mirë në Romë, vështirë se një ofertë e Barcelonës do të refuzohet.
Greku u kërkua edhe në verë nga Chelsea e Arsenal, mirëpo Roma refuzoi disa oferta mbi 30 milionë euro për të.
‘Giallorosët’ e vlerësojnë rreth 40 milionë euro yllin e tyre, ndërsa Barcelona do të tentoi për të në janar. /Telegrafi/