Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 se Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ka nisur më mirë për Barcelonën që ka fituar penallti në minutën e 27-të.
Laywin Kurzawa ka rrëzuar në zonë një nga lojtarët e Barcelonës dhe pas shikimit në VAR u vendos për penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lionel Messi që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/Lionel10Team/status/1361774356364484610
Nuk vonoi shumë dhe PSG barazoi shifrat dhe atë me lojtarin më të mirë të tyre Kylian Mbappe (1-1).
Francezi pranoi një top në zonë dhe me lehtësi iu shmang një mbrojtës katalanas për të shënuar.
Mbappe levels it!!!! https://t.co/7ToKumOdWT
— TroopzTV (@TheRealTroopzTV) February 16, 2021
Ndeshja po del të jetë e bukur dhe pas golave të shënuar pritet të jetë edhe më e hapur. /Telegrafi/