Telegrafi

Barcelona ka vendosur yllin që do ta sakrifikojë në verë, nga ai presin të fitojnë miliona euro

Barcelona do të shes një qendërmbrojtës në verën e vitit 2024 dhe tanimë kanë vendosur se cili do të largohet.

Në fakt i huazuari te Girona, Eric Garcia pritet të jetë i sakrifikuari i katalunasve për të rregulluar financat në verën e vitit 2024.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Barça ka nevojë për të ardhura dhe Garcia mund t’i sjell disa miliona atyre.

Lexo po ashtu Katër largimet që pritet t'i bëjë Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar

22-vjeçari është duke shfaqur paraqitje fantastike me fanellën e Gironës ku është huazuar nga Barcelona dhe vlera e tij po shkon duke u rritur.

Gjithnjë sipas gazetës kataluanse Sport, Barcelona do të tentojë shitjen e Eric Garcias në verën e vitit të ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

Girona mbetet favoriti kryesor për transferimin e Eric Garcias, por nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij në Ligën Premier.

Gjithsesi lojtari pëlqehet shumë nga Xavi, por duket se vendimi i klubit është shitja e tij dhe jo rikthimi në klub në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/