Barcelona do të shes një qendërmbrojtës në verën e vitit 2024 dhe tanimë kanë vendosur se cili do të largohet.
Në fakt i huazuari te Girona, Eric Garcia pritet të jetë i sakrifikuari i katalunasve për të rregulluar financat në verën e vitit 2024.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Barça ka nevojë për të ardhura dhe Garcia mund t’i sjell disa miliona atyre.
22-vjeçari është duke shfaqur paraqitje fantastike me fanellën e Gironës ku është huazuar nga Barcelona dhe vlera e tij po shkon duke u rritur.
Gjithnjë sipas gazetës kataluanse Sport, Barcelona do të tentojë shitjen e Eric Garcias në verën e vitit të ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.
Girona mbetet favoriti kryesor për transferimin e Eric Garcias, por nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij në Ligën Premier.
Gjithsesi lojtari pëlqehet shumë nga Xavi, por duket se vendimi i klubit është shitja e tij dhe jo rikthimi në klub në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/