Fermin Lopez ka pasur një verë shumë të suksesshme, pasi ka fituar dy trofe të mëdhenj, Kampionatin Evropian dhe Lojërat Olimpike me Spanjën.
Ylli katalunas ka shkëlqyer sidomos në Lojërat Olimpike duke shënuar e asistuar në çdo ndeshje dhe ka zgjuar interesimin e dy top klubeve angleze.
Manchester United dhe Tottenham Hotspur kishin tentuar të nënshkruajnë me yllin katalunas, por në fund ishin refuzuar ofertat e tyre.
21-vjeçari shihet si e ardhmja e klubit katalunas dhe Barcelona ka refuzuar ofertat e klubeve angleze, raporton Mundo Deportivo.
Përkundër se Barcelona është në krizë financiare, ata vendosën të refuzojnë ofertat e klubeve angleze.
Besohet se Djajtë e Kuq dhe Spurs ishin gati të ofronin rreth 50 milionë euro për shërbimet e Fermin Lopez.
Gjithsesi largimi i tij nga Camp Nou duket i pamundur, pasi te Barcelona besojnë shumë në të dhe e shohin si futbollist shumë të rëndësishëm. /Telegrafi/