Telegrafi

Barcelona ka pasur kontakte me agjentët e Olmos, Fabrizio Romano jep detaje të reja rreth çmimit të lojtarit

Dani Olmo vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Barcelona me të vërtetë ka pasur bisedime me agjentët e Dani Olmos , sipas Fabrizio Romano .

Bayern Munich dhe disa klube të Premierligës kanë kërkuar gjithashtu për spanjollin. Megjithatë, Bayern do të shkonte për lëvizje vetëm nëse nuk arrin të nënshkruajë me Xavi Simons ose Desire Doue.

Lexo po ashtu Plani ambicioz i Barcelonës për grumbullimin e parave që do përdoreshin për transferimin e Williams dhe Olmo

RB Leipzig ende dëshiron rreth 60 milionë euro për Olmon, edhe pse klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë euro ka skaduar.

Më herët u tha se Barça kishte bërë një ofertë zyrtare për 26-vjeçarin që përfshinte tarifë fikse dhe shtesa. Qëndrimi i Leipzig për këtë është i paqartë.

Mesfushori sulmues shënoi 13 gola në 25 paraqitje për RB Leipzig sezonin e kaluar, duke performuar gjithashtu shumë mirë në Euro 2024 me tre gola e dy asistime.

Reprezentuesi spanjoll, Dani Olmo ishte pjesë e Akademisë së Barcelonës ‘La Masia’ nga viti 2007 deri më 2014. /Telegrafi/