Site icon Telegrafi

Barcelona i ka ofruar Robert Lewandowskit një kontratë mahnitëse katërvjeçare

Barcelona po tenton të transferojë në këtë verë sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe thuhet se i ka ofruar atij një marrëveshje katërvjeçare.

Polaku pokalon edhe një herë nëpër një formë fantastike te Bayerni, duke e gjetur rrjetën 45 herë në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Por, pavarësisht se është njeriu kryesor për Bavarezët, e ardhmja e lojtarit në Allianz Arena nuk është e vendosur saktësisht dhe ka spekulime në rritje se ai mund të largohet këtë verë.

Lexo po ashtu Nëse afrimi i Haaland dështon, Barcelona me planin B dhe C – pëlqehen Salah dhe Lewandowski

Sipas Fichajes, Barça po pret matanë me një kontratë afatgjatë për Lewandowskin.

Blaugranët janë në kërkim të një nënshkrimi të superyllit pasi Lionel Messi dhe Antoine Griezmann u larguan nga Nou Camp.

Ata u transferuan dy sulmues në formë si Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ferran Torres në afatin kalimtar të janarit, por besohet se duan një tjetër emër të madh, andaj janë duke tentuar të shkojnë fillimisht për Erling Haaland.

Leëandoëski mbush 34 vite në gusht dhe kontrata e tij me Bayernin skadon në verën e vitit 2023. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, e ardhmja e Lewandowski është “absolutisht e hapur” – megjithëse preferenca e tij është një marrëveshje e re.

“Ai është i fokusuar në pjesën e dytë të sezonit me Bayernin – por kontrata e tij aktuale skadon në 2023 dhe ai dëshiron që një marrëveshje e re të qëndrojë”, ka raportuar Romano në fillim të këtij muaji.

“Nuk ka ende bisedime mes Bayernit dhe agjentit të tij – Lewandowski është duke pritur”.

Lexo po ashtu Vetëm Lewandowski është më i mirë se Abraham në vitin 2022

Vetë Lewandowski nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi gjatë verës, megjithëse ka theksuar se mbetet i fokusuar në performancën në fushë.

Kur u pyet nëse mund të lëvizte gjatë verës, ai tha për Sky Sports Gjermani: “Jam i hapur për gjithçka. Jam i qetë”.

“Për mua është e rëndësishme të jem në gjendje të fokusohem në lojën time, gjithmonë në atë që mund të ndodhë në ndeshjen e fundit”.

“Gjithçka që mbetet për t’u bërë në lidhje me kontratat është çështje dytësore dhe mbetet në plan të dytë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version