Telegrafi

Barcelona ka marrëveshje personale me Lenglet

Qendërmbrojtësi i Sevillas, Clement Lenglet, është pajtuar që të bashkohet me Barcelonën.

Lajmin e jep Mundo Deportivo që sipas tyre për sezonin 2018/2019 ai do të jetë pjesë e katalunsave.

Mbrojtësi 22 vjeçar do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin.

Clement Lenglet . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Ai shihet si një nga mbrojtësit më premtues në botë.

Lenglet fillimisht ishte në mëdyshje për t’u bashkuar me Barçën për shkak të shqetësimeve rreth minutave që do të luajë.

Por kjo është tejkaluar dhe lojtari duket i gatshëm që të luftojë për një vend në formacion.

Lenglet në duel me Adebayorin . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Lojtari te Sevilla kishte ardhur nga Nancy ku kishte luajtur për tre vite.

Lenglet ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Francës, përvec asaj A. /Telegrafi/