Telegrafi

Barcelona ka harxhuar 100 milionë euro në gjashtë mbrojtës për ta zëvendësuar Puyolin

Clemente Lenglet është lojtari i ri i Barcelonës, që i bie të jetë mbrojtësi i gjashtë që bashkohet në Camp Nou prej se Carles Puyol është larguar nga klubi. 

Mbrojtësi u largua në vitin 2014, klubi ka blerë lojtarë si Samuel Umtiti, Jeremy Mathieu, Thomas Vermaelen, Yerry Mina dhe Marlon.

Tani i fundit është Lenglet që bashkohet për 35 milionë euro.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Lenglet, i vendos klauzolë të lartë  

Prej largimit të Puyol janë harxhuar diku deri mbi 100 milionë euro që ai të zëvendësohet.

E vërteta është që Umtiti ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe paraqitje të mira me Barcelonën.

Ai ka krijuar një dyshe të fortë me Gerard Piquen në qendër të mbrojtjes.

Edhe pse kjo dyshe po punon mirë klubi ka vendosur që të ofrojë edhe një lojtarë për ta rritur konkurrencën dhe kualitetin. /Telegrafi/