Site icon Telegrafi

Barcelona ka gjetur portierin e ri dhe do ta kthej nga pensionimi që e lajmëroi para dy muajsh

Barcelona vazhdoi fillimin e saj perfekt në La Liga me një fitore fantastike me rezultat 5-1 si mysafir ndaj Villarrealit të dielën e kaluar dhe pas gjashtë xhirove ka maksimum 18 pikë.  

Portieri i parë i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen u lëndua gjatë një ndërhyrjeje në fund të pjesës së parë dhe u largua nga fusha me barelë.  

Është një dëmtim i rëndë i gjurit dhe parashikohet se ai nuk do të mund të mbrojë për tetë muaj, çka do të thotë se sezoni i tij ka përfunduar. 

Fabrizio Romano shkruan se Barcelona është në kërkim të një portieri të ri, të cilin do ta sillte falas.  

Objektivi i saj është Wojciech Szczęsny, i cili së fundmi ka përfunduar karrierën e tij.  

Polaku mbrojti te Juventusi nga viti 2017 deri në vitin 2024, por këtë verë ai vendosi të ndalojë së luajturi futboll profesionist.  

 

Megjithatë, Barcelona dëshiron t’i japë fund pensionimit dhe ta punësojë si portierin e parë deri në rikuperimin e Ter Stegen.  

Në karrierën e tij, Szczęsny ka mbrojtur për Arsenalin, Brentfordin, Romën dhe Juventusin dhe ka 84 paraqitje për Poloninë. /Telegrafi/  

Exit mobile version