Barcelona është e vendosur që të transferojë Neymarin në këtë verë nga Paris Saint-Germain.
Edhe pse e shiti në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro te skuadra franceze, Blaugranasit e duan rikthimin e brazilianit në Camp Nou.
Kampioni i La Liga-s thuhet se ka bërë gati një plan për të rikthyer 28-vjeçarin në skuadër, por janë në dijeni se duhet të sakrifikojnë shumë.
Sipas Mundo Deportivos, Barcelona do të ofrojë Ousmane Dembelen dhe një shuam të parave për të marrë sërish shërbimet e sulmuesit të rebeluar.
Neymar ka kohë që po e kërkon largimin nga Parku i Princave, mirëpo tani edhe PSG është lodhur nga teket e tij dhe raportohet se i kanë caktuar çmimin.
Kampioni i Ligue 1 po parashikon largimin e brazilianit në afatin kalimtar të verës dhe thuhet se çmimin e kërkuar për yllin brazilian është 150 milionë euro. /Telegrafi/