Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka bërë gati ofertën për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia.
Garcia ka të mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale me klubin nga Etihad.
Megjithatë, ai nuk është i bindur për të rinovuar dhe tashmë ia ka kërkuar drejtuesve largimin nga City.
Barcelona e kanë bërë 19-vjeçarin si objektivin e tyre kryesor dhe me kontratën e tij në vitin e fundit, ata duan të bëjnë një ofertë solide.
Sipas mediumit Goal.com, Barcelona është e vendosur të bëjë një ofertë prej 15 milionë eurosh për Eric Garcia në ditët në vijim.
Ndryshe, Garcia ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, La Masia, për shumë vite, ndërsa u largua drejt Cityt në vitin 2017. /Telegrafi/