Raportet e mediave në Itali sugjerojnë se Barcelona është e gatshme të paguajë rreth 120 milionë euro për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Reprezentuesi i Senegalit është bërë i njohur si një nga mbrojtësit më të mirë të qendrës në botë.
Paraqitjet e tij të mira dhe prej një lideri të konfirmuar të mbrojtjes kanë bërë që Koulibaly të kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Klubi italian, Napoli tashmë ka hedhur poshtë ofertat nga Anglia gjatë afatit të fundit kalimtar të verës.
Megjithatë, edhe afati kalimtar dimëror e ka zënë Naplolin me oferta për Koulibalyn, por tani nga La Liga.
Sipas gazetës napolitane Il Mattino, Barcelona është gati të bëjë çmenduri për të arritur transferimin e Koulibalyt.
Kjo gazetë raporton se klubi katalunas do t’i paraqitet Napolit me një ofertë prej plot 120 milionë eurosh.
Për mbrojtësin interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, shpreson të shkaktojë një luftë ofertash midis gjigantëve spanjollë. /Telegrafi/