Site icon Telegrafi

Barcelona i ka ende dy mundësi që të nënshkruajë me Paulinhon

Nëse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Paulinhon i ka dy mundësi: ta paguajë klauzolën prej 40 milionë eurove, ose të pres për hapjen e negociatave përsëri në janar.  

Klubi kinez e ka refuzuar zyrtarisht ofertën e Barcelonës për brazilianin, por që ka kohë për të nënshkruar me të deri më 31 gusht.

Klubi katalunas mund ta detyrojë klubin kinez që ta shet 28 vjeçarin duke ia paguar klauzolën.

Natyrisht që edhe lojtari duhet të pajtohet me kushtet e Barcelonës.

Guangzhou Evergrande nuk do të mund ta zëvendësojë lojtarin pasia fati kalimtar atje është mbyllur.

Mundësia e dytë është hapja e negociatave në janar, kur lojtari do të jetë pothuajse në fundin e kontratës dhe klubi kinez do ta ulëte çmimin. /Telegrafi/

Exit mobile version