Telegrafi

Barcelona ka blerë katër lojtarë deri tani, ja sa ka shpenzuar

Barcelona deri tani ka arritur që të kryej katër transferime për edicionin e ardhshëm.

Deri tani katalanasit kanë transferuar mbrojtësit Lucas Digne dhe Samuel Umtiti, si dhe mesfushorët Denis Suarez dhe Andre Gomes.

Shuma që ka shpenzuar për blerjen e katër lojtareve ka shkuar jo më pak se  80 milionë euro për këta futbollistë.

Lexo po ashtu Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës në sezonin e ri, mungon Neymar! (Foto)

Lojtari  më i shtrenjti ishte Gomes që u ble për 35 milionë nga Valencia, por me bonuse do të shkojë në 55.

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Nga radhët e Barçës deri më tani janë larguar Marc Bartra për tetë milionë dhe Alen Halilovic për pesë milionë.

Por, këta të dy nuk pritet të jenë futbollistët e vetëm që largohen nga “Camp Nou”.