Agjenti Mino Raiola thuhet se ka biseduar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, i cili është i interesuar në mbrojtësin Matthijs de Ligt që mbron ngjyrat e Juventusit.
Blaugrana janë të lidhur me Erling Braut Haaland javët e fundit, por thuhet se nuk është klienti i vetëm i Raiolas që është në radarin e Laportas.
Presidenti i ri foli me Raiola, sipas “El Chiringuito”, për një lëvizje të mundshme për De Ligt, pasi ai dëshiron t’i japë trajnerit Ronald Koeman dy mbrojtës të rinj.
Sipas medieve spanjolle Barcelona synon De Ligt dhe Eric Garcia, i cili duket se do të largohen nga Manchester City këtë verë.
Në anën tjetër mediat në Itali kanë shkruar se Juventusi nuk është i gatshëm të dëgjojë ofertat për holandezin, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për ish-mbrojtësin e Ajax në “Allianz Stadium”. /Telegrafi/