Barcelona thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me Marcus Rashfordin e Manchester United për t’iu bashkuar klubit në formë huazimi deri më 30 qershor.
Megjithatë, marrëveshja varet nga aftësia e Barcelonës për të liruar hapësirë në faturën e tyre të pagave.
Sipas raportimeve, Rashford është i gatshëm të presë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar për të parë nëse Barcelona mund të zgjidhë çështjet e pagave.
El Barça ha llegado a un acuerdo con Marcus Rashford para que se una al equipo de Hansi Flick en calidad de cedido hasta el 30 de junio
[Vía @DBR8 ] pic.twitter.com/YRxmgem6MQ
— Som I Serem FCB (@Somhiseremfcb) January 20, 2025
Klubi katalanas duhet të shkurtojë listën e pagave për të përshtatur pagën e Rashford dhe e ardhmja e sulmuesit anglez në “Camp Nou” varet nga kjo balancë.
Marrëveshja e raportuar midis Rashford dhe Barcelonës shënon një zhvillim të rëndësishëm në sagën e transferimeve, por kufizimet financiare të klubit përbëjnë një pengesë të madhe aktualisht. /Telegrafi/