Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, i ka caktuar një afat Barcelonës për transferimin e Memphis Depay.
Sulmuesi holandez është njëri prej lojtarëve të kërkuar nga Ronald Koeman në këtë afat kalimtar, i cili mbyllet më 5 tetor.
Megjithatë, kreu i klubit francez e ka bërë të qartë se pas të premtes (2 tetor) asnjë lojtar nuk do të largohet nga Lyoni.
“Nga e premtja, lojtarët që tashmë nuk janë larguar, nuk do të largohen. Për ne, afati përfundimtar për transferimin e lojtarëve do të jetë e premtja”.
“Të martën, do t’ia japim këtë sugjerim trajnerit dhe drejtorit sportiv. Kjo është gjë e drejtë”, ka deklaruar Aulas për Telefoot. /Telegrafi/