Lionel Messi është detyruar të dalë nga fusha pas pjesës së parë në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Villarrealit.
Sulmuesi argjentinas ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe trajneri Ernesto Valverde e ka zëvendësuar duke mos rrezikuar që dëmtimi të përkeqësohej.
Klubi i Barcelonës ka dalë me një deklaratë zyrtare për gjendjen e argjentinasit.
“Lojtari i ekipit të parë Lionel Messi ka tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Është një tërheqje e vogël dhe rikthimi i tij do të varet nga faza e riaftësimit”, thuhet në njoftim.
Ndeshja ndaj Villarrealit ishte e para si startues për Lionel Messin këtë edicion.
❗LATEST NEWS | Leo #Messi medical report
🔗 The details 👉 https://t.co/PTQxpy6epY pic.twitter.com/xGwezePqe9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 25, 2019
Barcelona e fitoi ndeshjen me rezultat 2-1. /Telegrafi/