Barcelona kishte nevojë për një sulmues në vitin 2008 kur Pep Guardiola erdhi në krye të klubit nga Camp Nou dhe nuk donte të llogariste në shërbimet e Samuel Eto’os.
Karim Benzema ishte objektivi i tyre kryesor në atë kohë, pasi francezi kishte luajtur jashtëzakonisht mirë në Olympique Lyonnais për dy sezone.
Txiki Begisristain, që ishte sekretar teknik në Barcelonë, ishte përgjegjës për ta mbyllur operacionin dhe kishte vizituar shtëpinë e lojtarit në Lyon në mënyrë që ta bindte atë të nënshkruante për klubin.
Megjithatë, Begisristain nuk ishte i kënaqur me çdo gjë që pa.
Ai nuk i pëlqente miqësitë që kishte në atë kohë lojtari, mënyrën se si biseduan, madje kishte komentuar se Benzema nuk e shikonte atë gjatë bisedës së tyre.
Për një arsye apo tjetër, u vendos që klubi të mos nënshkruante me sulmuesin pasi kishte rrezik që ai të bëhej problematik dhe përshtatja e tij nuk do të ishte e lehtë.
Zlatan Ibrahimovic arriti në verën e vitit 2009 në këmbim të Samuel Eto’o dhe pas një viti erdho David Villa.
Më pas, Real Madridi ishte klubi që e bindi lojtarin dhe tani është një legjendë në këtë klub. /Telegrafi/