Telegrafi

Barcelona interesohet për talentin e Unitedit, Angel Gomes

Angel Gomes ka edhe një vit kontratë me Manchester Unitedin dhe ka zgjuar një interesim të madh te Barcelona.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, Blaugranasit do të tentojnë transferimin e talentit në afatin kalimtar të janari.

Lojtari 19-vjeçar është nënkontratë me Djajtë e Kuq, mirëpo ai ka edhe një vit kontratë dhe bisedimet për marrëveshjen e re nuk po shkojnë siç duhet.

Lexo po ashtu United ka shpresa të mëdha te talenti Gomes

Po ashtu edhe bashkëlojtari i tij Tahith Chong është në vitin e fundit të kontratës, derisa Unitedit i është shtuar presioni se dyshja mund të largohen.

Skuadra angleze ka shpresa të më dha në Gomesin për të ardhmen, mirëpo atë mund ta rrëmbejë Barcelona qysh në janar. /Telegrafi/