Jules Kounde është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.
Katalunasit kanë bërë përforcime të mëdha duke nënshkruar me Robert Lewandowskin, Franck Kessien, Raphinan dhe Andreas Christensen.
Megjithatë mbrojtja vazhdon të jetë një problem dhe Kounde është dëshira kryesore e trajnerit Xavi Hernandez.
Qendërmbrojtësi francez dëshiron Barcelonën, por në garë për të fuqishëm mbetet edhe gjiganti anglez Chelsea.
Gjithsesi blaugranasit kanë një plan B nëse nuk arrihet transferimi i Koundes nga Sevilla.
Reprezentuesi spanjoll Pau Torres gjithashtu mbetet në listën e Barçës gjithmonë nëse Kounde transferohet te Chelsea.
Villarreal e vlerëson rreth 50 milionë euro qendërmbrojtësin për të cilin interesim kanë shprehur edhe Juventus dhe Manchester United. /Telegrafi/