Telegrafi

Barcelona interesohet për Julian Weigl

Barcelona thuhet se po tenton ta transferojë Julian Weigl nga Borussia Dortmundi.

Skuadra gjermane nuk është e gatshme ta shesë mesfushorin në afatin kalimtar të janarit, andaj Blaugranasit duhet të presin deri në afatin e verës 2020.

‘Milionerët’ janë të gatshëm që ta shesin Weiglin, mirëpo që kërkojnë mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.

24-vjeçari gjerman është në listën e transferimeve të Ernesto Valverdes, por që duhet të presin deri në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Weigl do të huazohet, katër skuadra e duan gjermanin në janar

Mesfushori në këtë sezon ka arritur t’i bëjë dhjetë nga 14 ndeshje përballjet që ka zhvilluar Dortmundi, pasi Lucien Favre nuk është që i beson shumë.

Kështu, nga situata e krijuar në ekip, Weigl mund të kërkojë largimin nga skuadra gjermane dhe të transferohet në Camp Nou. /Telegrafi/