Barcelona thuhet se po tenton ta transferojë Julian Weigl nga Borussia Dortmundi.
Skuadra gjermane nuk është e gatshme ta shesë mesfushorin në afatin kalimtar të janarit, andaj Blaugranasit duhet të presin deri në afatin e verës 2020.
‘Milionerët’ janë të gatshëm që ta shesin Weiglin, mirëpo që kërkojnë mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.
24-vjeçari gjerman është në listën e transferimeve të Ernesto Valverdes, por që duhet të presin deri në fund të këtij sezoni.
Mesfushori në këtë sezon ka arritur t’i bëjë dhjetë nga 14 ndeshje përballjet që ka zhvilluar Dortmundi, pasi Lucien Favre nuk është që i beson shumë.
Kështu, nga situata e krijuar në ekip, Weigl mund të kërkojë largimin nga skuadra gjermane dhe të transferohet në Camp Nou. /Telegrafi/