Barcelona ka bërë një qasje fillestare ndaj Tottenhamit për yllin danez, Christian Eriksen dhe është habitur nga çmimi i tyre i kërkuar.
Reprezentuesi danez po shqyrtohet nga drejtuesit e Barcelonës pasi ata po kërkojnë një alternativë për sulmuesin kryesor sulmues të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Barcelonës janë shtangur nga çmimi i kërkuar nga Tottenhami.
Sipas gazetës El Mundo Deportivo, klubi anglez kërkon hiç më pak se 190 milionë euro për shërbimet e yllit danez.
Kështu, presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, nuk do të konsiderojë të bëjë biznes në Spursat pas këtij vlerësimi të bërë.
Edhe duke përfshirë Andre Gomesin në ofertën e tyre ende nuk do të jetë e mjaftueshme për të kompensuar përbërësin e parasë për mesfushorin.
Tani për tani, Bartomeu ka larguar Eriksenin nga lista e tij e blerjeve dhe shikimet i ka kthyer diku tjetër.
Për yllin danez interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Paris Sanit-Germain. /Telegrafi/