Barcelona thuhet se po intensifikon interesin e tyre për sulmuesin anglez të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Sterling pranoi të enjten se do të merrte në konsideratë largimin nga klubi nëse nuk do të kishte më shumë kohë për lojë këtë sezon.
Barcelona së shpejti mund të jetë në kërkim të një anësori sulmues, pasi kontrata e Ousmane Dembele përfundon në fund të sezonit, dhe klubi mund të shikojë ta transferojë atë në janar për të shmangur humbjen falas të një nënshkrimi që iu kushtoi 135 milionë funtesh.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona është e interesuar ta huazojë Sterlingun nga City në janar për të mos mbetur të befasuar nga vendimi i Dembeles.
Anësori francez thuhet se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, por agjenti i tij po vonon negociatat derisa të shërohet nga dëmtimi që pësoi me Francën në Euro 2020.
Sterling edhe pse është nën kontratë me Cityn deri në fund të sezonit 2022-23, klubi anglez është i hapur të lejojë largimin e tij. /Telegrafi/