Telegrafi

Barcelona ia shënon edhe të tretin Atleticos

Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Atletico Madridit për derbin që po luhet në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Derisa skuadra katalunase u gjend në disavantazh pas vetëm tetë minutash, ata ia dolën më pas t’i përmbysnin gjërat.

Derisa Jordi Alba me një super gol, dhe Gavi me atë të epërsisë, radha erdhi edhe për Ronald Araujon.

Mbrojtësi ia doli të shënonte golin e tretë në minutën e 43-të,, duke realizuar kështu për 3-1.

Atletico Madridi duket disi i humbur në fushë, ndërsa Blaugranasit po vazhdojnë të jenë të saktë pothuajse në çdo cep të fushës. /Telegrafi/

https://twitter.com/culesbarca_id/status/1490354783290793984