Nuk ka më asnjë arsyetim për dështimet e Xavit. Blaugranasit janë të lënduar, sidomos nga barazimi i fundit me rezultat 3-3 ndaj Granadas, andaj po kërkohet një zgjedhje urgjente për përmirësimin e situatës.
Siç qëndrojnë gjërat momentalisht, klubi katalan rrezikon që të mbetet pa trofe në fund të sezonit. Me Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës si trofe tashmë të humbur, edhe La Liga po duket larg në horizont për Barcelonën, ani pse matematikisht nuk është e pamundur.
Sidoqoftë, kompeticioni i vetëm ku Barcelona ka mbetur ende ‘gjallë’ është Liga e Kampionëve, kompeticion ky ku nuk llogariten në mesin e favoritëve kryesor.
Barcelona do të luajë ndaj ekipit italian Napoli në kuadër të 1/16-ave në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e parë e këtij ballafaqimi mund të jetë një sinjal për aspiratat e Barcelonës për titull.
Sipas mediumit spanjoll AS, një humbje e mundshme ndaj Napolit do të ishte fundi i aventurës për Xavin.
Ajo ndeshje mund ta detyrojë Barcelonën dhe drejtuesit e saj që të ndërprejë bashkëpunimin me teknik spanjoll më herët, dhe një opsion emergjent si Rafa Marquez të marrë drejtimin e klubit.
Xavi personalisht është në dijeni për situatën në të cilën ndodhet dhe me shumë mundësi e di se do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë nëse gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës së klubit./Telegrafi/