Yerry Mina ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Kampionatin Botëror.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka shkëlqyer me Kombëtaren e Kolumbisë në Rusi.
Barcelona e kishte blerë në janar për vetëm 12 milionë euro dhe synonte ta shiste atë gjatë verës.
Katalunasit i kishin caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë eurove Minas.
Por falë paraqitjeve fantastike në Kampionatin Botëror, çmimi i Minas është rritur dukshëm.
Barcelona ka vendosur ta shesë mbrojtësin, por tani po kërkon së paku 40 milionë euro.
E ardhmja e kolumbianit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez.
Manchester City, Manchester United, Everton dhe Newcastle United janë skuadrat që po duan shërbimet e lojtarit.
Tani Barcelona po pret ofertën më të lartë për ta lënë të lirë lojtarin. /Telegrafi/