Site icon Telegrafi

Barcelona ia cakton çmimin Koundes

Barcelona do të detyrohet t’i shesë disa lojtarë në verë, në mënyrë që të ketë përforcime të mëdha.

Klubi katalanas vazhdon të ketë vështirësi financiare, andaj nuk është në gjendje të përballojë transferime pa liruar vende.

Sipas Sport, disa njerëz brenda bordit të Barcelonës duan të shesin Jules Kounde këtë verë.

Lexo po ashtu Tre lojtarët që Jorge Mendes po tenton t'i bashkojë përfundimisht te Barcelona

Shitja e francezi pritet të vjen pasi vlera e tij është në rënie dhe shfaqja e 17-vjeçarit, Pau Cubarsi, i ka bindur drejtuesit.

Mediumi spanjoll bën të ditur se vlera e Koundes është në 60 milionë euro dhe ka disa skuadra nga La Liga dhe Liga Premier që i duan shërbimet e tij.

Kounde thuhet se është informuar për situatën e tij, andaj do t’i duhet të kërkojë një aventurë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version