Site icon Telegrafi

Barcelona ia cakton çmimin e largimit yllit të skuadrës, ai do të largohet në janar

Andreas Christensen është futur në vitin e tij të tretë te Barcelona, por duket se ai po kalon muajt e fundit te klubi katalunas.

Mbrojtësi danez iu bashkua gjigantit katalunas në verën e vitit 2022 si transferim i lirë nga Chelsea, derisa pas dy viteve të mira këtë edicion ai ka vuajtur nga lëndimet dhe ka zhvilluar vetëm një ndeshje.

Rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet në fund të vitit, por te Barcelona po përgatiten për shitjen e danezit në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026, megjithatë para tij në hierarki te Hansi Flick janë Pau Cubarsi, Ronald Araujo dhe Inigo Martinez.

Reprezentuesi danez po përgatitet për një rikthim në Ligën Premier, ku disa skuadra si Manchester United, Newcastle United dhe West Ham United kanë shprehur interesim për të.

Christensen pëlqehet edhe nga skuadrat gjermane si RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, derisa te Barcelona presin të fitojnë 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version