Sulmuesi i talentuar kroat, Alen Halilovic është rikthyer te Barcelona.
Kroati ka qenë i huazuar tek ekipi spanjoll Sporting Gijon ku zhvilloi një kampionat fantastik.
Por edhe pas rikthimit në ‘Camp Nou’, ai pritet të huazohet në ndonjë skuadër tjetër.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport.es’, Barcelona ka arritur një marrëveshje për huazimin e Halilovicit te Valencia.
Klubi nga ‘Mestalla’, ka shfaqur interesim për kroatin dhe pritet ta huazojë atë për një vit.
Kështu më huazimin te Valencia, Halilovic pritet të marrë edhe më shumë përvojë para se të kthehet në Barcelonë. /Telegrafi/