Telegrafi

Barcelona hedhë në gjyq Santosin për Gabigolin

Santos thuhet se janë paditur nga Barcelona për dëmet pasi Gabriel Barbos, i njohur si Gabigol ka nënshkruar për Interin.

Kur Barcelona mori Neymarin në vitin 2013, marrëveshja përfshinte një mundësi për të blerë Gabigolin në të ardhmen.

Sipas gazetës braziliane Globo Esporte, Santosi mbajti të informuar Barcelonën për lëvizjen e Interit muajin e kaluar dhe janë dhënë të gjitha mundësitë për të vazhduar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Thohir lavdëron Gabigolin dhe De Boerin

Megjithatë, Blaugranët pretendojnë se dokumenti që u dërgua nuk ishte i detajuar mjaftueshëm dhe ata nuk kanë lejuar që transferimi të shkoj deri në fund.

Tani spanjollët duan një lloj shpërblimi për dështimin e këtij opsioni, ku thuhet te jetë rreth 3.5 milionë euro, shifër kjo që gjiganti katalunas i kishte paguar kur ka transferuar Neymarin. /Telegrafi/