Gjiganti anglez, Manchester City ka paraqitur një ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Mesfushori fantastik i Barcelonës, Busquets, është kthyer në radarin e liderit aktual të Ligën Premier, Man Cityt,
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, është kthyer në klubin e tij të vjetër për spanjollin Busquets.
Një ofertë thuhet se është dërguar në drejtim të katalunasve, por ajo nuk i ka kënaqur edhe është refuzuar.
Oferta e Cityt për Busquetsin thuhej se peshonte 67 milionë euro, por është hedhur menjëherë poshtë nga Barça.
Barça është e gatshme të shesë – por kërkon që City të reagoj me oferta të ngjashme se ato të tregut të verës së kaluar.
Duke pasur parasysh rekordin e titujve të Busquets, katalunasit po kërkojnë që City të përmirësojë ofertën e tyre nëse dëshirojnë transferimin e tij.
Busquets ka pritur për bisedimet e reja për vazhdimin e kontratës këtë sezon me Blaugranat, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje. /Telegrafi/